#Status, Sinani: Nuk e kam besuar se do e braktisin qytetarin politikanët tonë llafazanë

Desk
By Desk April 11, 2020 20:39

#Status, Sinani: Nuk e kam besuar se do e braktisin qytetarin politikanët tonë llafazanë

Profesori universitar Arsim Sinani përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar me politikanët në këtë kohë pandemie.

“Nuk e kam besuar se do e braktisin qytetarin politikanët tonë llafazanë. Nuk po bëhen të gjallë pushtetarët shqiptarë në Maqedoni të Veriut. Prandaj ta ndihmojmë njëri-tjetrin, t’ia shtrijmë dorën e solidaritetit qytetarit të braktisur, ta ndajmë pa hile bukën e ujin, sepse do ja dalim edhe kësaj here. Ndërsa për ju pushtetarë e kam një mesazh: pas Koronavirusit seriozisht do merremi me ju, sepse nuk e meritoni t’i përfaqësoni shqiptarët. Nuk ju falet, shkatërruat gjithçka, por do vijë dita t’i qerojmë hesapet me ju. Sot kur jeni strukur në vilat dhe shtëpitë tuaja luksoze, por ky Mallkim do ju ndjek anës Elbës anë presë. Nuk ua harrojmë këtë qyqarllëk.”, nënvizon profesori Arsim Sinani.

Desk
By Desk April 11, 2020 20:39