# Status, Spahiu: Nuk është e vërtetë se ka bllokim të furnizimeve me ushqim dhe me barëra medicinal!

# Status, Spahiu: Nuk është e vërtetë se ka bllokim të furnizimeve me ushqim dhe me barëra medicinal!

Shefi i shtabit të BDI-së në Dibër,Artin Spahiu sonte përmes një statusi në fejbuk, ka hedhur poshtë informacionet se në këtë qytet ka bllokim të furnizimeve me ushqim dhe me barëra medicinal. Sipas tij, janë shpifje të disave me qëllim siç thotë- përfitues nga kjo fatkeqësi!

Më poshtë postimi i plotë i Artin Spahiut:

Situata e fundit që u krijua ne qytetin tonë, për faj të askujt tjetër, vetëm për faj tonin dhe vetëdijes së ulët të atyre që ishin prurësit e virusit Covid 19, nuk duhet të na bëjë që të shfrymë inatet mes njeri tjetrit, e as te ofendojmë e shajmë askënd, as me pak te shpifim dhe të mundohemi të fusim qytetaret në panikë e frikë.

Gati dy javë që nga diagnostifikimi i rasteve të para te dy personave që e prunë atë, edhe pse paralajmerimi ishte se do të ishte nje virus shume i rrezikshëm dhe shume agresiv sa i përket aftesisë shperndarëse, ne nuk patëm vetedijen dhe guximin që të jemi të realtë me situatën. Fundja ne nuk patëm ndergjegjen as të vetëizolimit dhe të krijimit të kushteve për mbrojtje të vetes tone e as familjes. Për çdo ditë e natë lokalet ishin përplot me njerëz. Kaluam festat 7 dhe 8 marsin me ambiente dhe lokale të stermbushura, edhe pse të vetedishëm se virusi, edhe përskaj aftesisë për t’u tranmetuar, ka edhe një aftësi specifike nga viruset tjera, din te fshihet për një periudhë dhe inkubacionin e zhvillon me së paku pas 6 ditë.

Prandaj të nderuar bashkëqytetarë, falë papërgjegjshmërisë së atyre që e sollën virusin, por edhe papërgjegjshmërisë sonë që nuk ditëm për asnjë moment ta marrin seriozisht situatën , erdhi kjo situatë, që në Dibër të shpallet Gjendje Krize, apo Qytet Karantinë.

E çfarë ka këtu të keqe sa i përket jetes së qytetarëve ?

Nuk mendoj se diçka ka ndikuar në përditshmërinë tonë për kryerjen e nevojave individuale dhe familjare, përveç se u shtuan masat që të gjithe ne që pretendojmë se nuk jemi te infektuar me atë virus, të na ndihmojë dhe të na sigurojë edhe më shumë.

Asgjë nuk është e vërtetë sa i përket disa shpifjeve dhe disa tendencave idiote me qellim përfitues nga kjo fatkeqësi, se ka bllokim të furnizimeve me ushqim dhe me barëra medicinal.

Gjithashtu duhet të jemi të njohtuar se asgjë s’i ka ngelur rastësisë. Qeveria përmes institucioneve të saja është duke e ndjekur me kujdes situatën, po edhe Komuna e Dibrës , me formimin e Shtabit të Krizës është duke funksionuar shumë me përkushtin për menaxhimin e situatës.

Fundja edhe unë jam njeri, kam prinder të moshuar dhe fëmijë, dhe më të rëndesishëm se ata për mua nuk ka asgjë, asnjë parti politike, asnji interes dhe asnjë deshirë e askujt. Shëndeti i tyre është mbi të gjitha dhe kjo mënyrë e izolimit mendoj se është mënyra më e mirë për rruajtjen e tyre.

Prandja të nderuar bashkeqytetarë, e veçanerishtë ju qe jetoni në mergim, mos bini pre e propagandave të rrejshme te disa arbutëve që janë në gjendje të shkelin edhe mbi kufoma për të arritur përfitime të llojeve të ndryshme, pse jo edhe perfitime shpirtërore sadiste.

Situata nuk është aspekt për të luajtur me jetë njerëzish, e aq më pak për përfitime te ndryshme.

Ne do ia dalim, me ndihmën e Zotit dhe me ndihmën e njerëzve të ndershëm të këtij qyteti, siç janë mjekët dhe do të dalim fitimtarë edhe përballë kësaj sfide të rëndë!

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 14 Mars, 2020 21:38

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.