Statusi i PSP-së, qëndrimet e palëve, ende larg dakordimit

Desk
By Desk 3 Prill, 2019 19:19

Statusi i PSP-së, qëndrimet e palëve, ende larg dakordimit

Marrëveshja rreth Ligjit për Prokurorinë Speciale është e favorshme të përfundohet para raportit të Komisionit Evropian për progresin e vendit që do të jetë në qershor. Kështu u shpreh zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, sipas të cilit konsensusi gjithëpartiak për këtë çështje do të ishte zgjidhja më e mirë për vendin.

“Duhet t’i japim edhe pak hapësirë, por kam theksuar që në ditën e parë, ne paralelisht duhet të punojnë në gjetjen e mënyrës alternative të aprovimit të Ligjit. Por, do të ishte porosi më e mirë për vendin, por edhe për kredibilitetin e institucionit poqëse arrijmë një konsensus gjithëpartiak për çështjen e prokurorisë. Prandaj insistimi ynë është sa më shpejtë para daljes së raportit të Komisionit Evropian që të mund të evidentohen në raport dhe pastaj të vlerësohen nga vendet anëtare për fillimin e bisedimeve”,- deklaroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani.

Kryetari i opozitës, Hristijan Mickovski, thekson se nëse Ligji për Prokurorinë është parakusht për fillimin e negociatave, atëherë qeveria le të pranojë amendamentet e opozitës dhe ajo do të votojë Ligjin. Ai akuzon ministren e drejtësisë se nuk arrin t’i drejtojë negociatat që, sipas tij, bëhen me qëllim të mosarritjes së kompromisit.

“Procesit duhet t’i jepet shans. Ne siç e dini kemi parullë se luftojmë për drejtësi, por drejtësi të plotë, joselektive dhe drejtësi për politikan të caktuar për periudhë të caktuar, por drejtësi në plotkuptimin e fjalës dhe tregtarë me drejtësinë që të realizohen qëllime të caktuara politike”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Kryeministri Zaev ende është optimist se dialogu është rruga e duhur.

“Të gjithë jemi subjekte seriozë politike dhe kur erdhi më në fund që një ligj politikisht ta harmonizojmë, jam i bindur se ia vlen t’i bëjmë të gjitha përpjekjet tona të arrihet edhe ajo zgjidhje që t’i kemi të gjitha argumentet të cilat gjithsesi se janë të rëndësishme për BE-në por edhe për NATO-n”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.

Parimet e vështira për kompromis janë autonomia dhe mbarimi i të gjitha indicieve nga përgjimet, në mesin e të cilave ka hapësirë për kompromis, thonë nga qeveria.

Desk
By Desk 3 Prill, 2019 19:19