#Status, mjeku Ilir Hasani ka një kërkesë për stafin mjekësor

#Status, mjeku Ilir Hasani ka një kërkesë për stafin mjekësor

Letër drejtuar mjekëve, motrave dhe të gjithë të punësuarve në #TOARILUC #covid19

Të nderuar,

Ju drejtohem në momentet më të vështira për shtetin tonë dhe për ne si punëtorë shëndetësor.Ju drejtohem si drejtori juaj, si bashkëpunëtori juaj/ kolegu juaj dhe si anëtar i familjes tonë të madhe.

NE, punëtorët shëndetësor jemi në linjën e parë mbrojtëse në luftën kundër këtij virusi, i cili për botën ka shumë të panjohura! Për këtë shkak duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të ballafaqohemi me të vërtetën. Ne duhet të jemi shembull për shoqërinë tonë dhe për qytetarët e këtij vendi, sepse sytë e të gjithëve në këtë moment janë drejtuar kah ne.

Po bëjmë përpjekje maksimale si menaxhment dhe deri tani jemi të sukseshëm në sigurimin e materialeve për mbrojtje të të punësuarve si dhe materialeve për punë, në këto momente shumë të vështira. Momentalisht po hasim në mirëkuptim të jashtzakonshëm nga ana e Qeverisë së RMV dhe Ministrive, si dhe nga ana e të gjitha institucioneve shtetërore dhe private me të cilat kemi bashkëpunim me qëllimin e vetëm që të tejkalohet situata e paraparë, dhe e paparashikueshme, e cila me siguri nuk do të na kursejë as neve.

Jam në dispozicionin tuaj NË ÇDO KOHË, për çfarëdo lloj problemi apo situate të paqartë, lirisht të më drejtoheni mua apo udhëheqësve, sepse ne po japim dhe do të japim mund mbinjerëzor që çdo gjë të kaloj në rregull dhe sa me më pak pasoja.

JU LUS TË PËRMBAHENI NGA KOMENTET E PANEVOJSHME, t’a mbajmë dinjitetin dhe integritetin e punëtorit shëndetësor dhe t’i ndihmojmë njëri-tjetrit në këto kohë të vështira.

Do t’ju rekomandoja të mos bëhemi pjesë e shpërndarjes së informatave të panevojshme dhe të paskata, sepse kjo nuk i duhet shoqërisë sonë në këto momente të vështira.

Kontriboni secili sipas mundësive të veta, të ndihmoni e jo të pengoni procesin e punës.

Na pret periudhë e vështirë dhe e paparashikueshme.

Me respekt,

Ilir Hasani

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 8 Prill, 2020 21:00

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.