Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Në Gjykatën Penale në Shkup është shpallur aktvendimi i rygjikimit të rastit “Monstra”.
3 të akuzuar, Alil Demir, Afrim Ismailoviç dhe Agim Ismailoviç u dënuan me burg të përjetshëm.
Dy të tjerë bashkërisht do të vuajnë dënimin me burg për 24 vjet. Bëhet fjalë për Haki Azirin i cili është dënuar me 9 vjet burg, dhe Fejzi Aziri me 15 vjet burg.
Ndërkohë, Sami Luta është liruar.
Prokurorja që e ka udhëhequr rastin, Fatime Fetai e ka pranuar këtë lloj të dënimit, ndërkaq ka kërkuar paraburgim.
Kjo është kritikuar nga avokatët e të dënuarve, Naser Raufi dhe Asmir Alispahiq.
Alispahiq vlerëson se Haki Aziri nuk e meriton masën e paraburgimit, pasi gjithmonë ka respektuar masën për t’u paraqitur në Gjykatë. Propozon masë të arrestit shtëpiak.
“Haki Aziri kur nuk do të arratisej, se është njeri familjar dhe i punës”, tha Alispahiq, transmeton TV21.
Ndërkohë gjatë fjalimit hyrës, gjykatësi Ognen Stavrev e ka elaboruar rastin. Ai ka vlerësuar se nuk bëhet fjalë vetëm për vrasje, por edhe për vepër monstruoze dhe likuidim i fëmijëve.