Stefoska: Prioritet trashëgimia kulturore dhe kapitulli 26

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 23, 2020 19:30

Stefoska: Prioritet trashëgimia kulturore dhe kapitulli 26

Në negociatat e anëtarësimit, kultura përfshihet në Kapitullin 26. Do të punojmë shumë për të hapur dhe mbyllur me sukses edhe këtë kapitull, premtoi ministrja e re e kulturës, Irehna Stefoska, që shpalosi prioritetet e mandatit të saj 4 vjeçar. Prioriteti kryesor është kujdesi për trashëgiminë kulturore jomateriale, me theks të veçantë në qytetin nën patronazhin e UNESKO-s Ohrit, kishës së shekullit të 12 “Shën Gjergji” në Kurbin dhe manastiri “Shën Mërija” në Mateç të Kumanovës. E padyshim do t’i kushtohet një vëmendje e posaçme edhe të personaliteteve që e shkruan historinë e etniteteve që jetojnë në RMV.

“Së bashku me UNESKO-n, kremtojmë 50 vjetorin e vdekjes së intelektuales së madhe Parashqevi Qiriazit, e cila ka dhënë kontribut për gjuhën shqipe në Manastir, si dhe 100 vjetorin e lindjes së Bllazhe Konevskit.”,- theksoi ministrja e kulturës, Irena Stefoska.

“Shkupi 2014”, Spefoska: Do të përpiqemi të riparojmë dëmet

Edhe riparimi i dëmeve nga Projekti kontrovers “Shkupi 2014”, është një prej prioriteteve.

“Sipas programit të qeverisë, është planifikuar të shpallet një konkurs ndërkombëtar për të riparuar dëmet nga ajo që ndodhi në sheshin qendror të qytetit dhe zonën përreth.”,- theksoi ministrja e kulturës, Irena Stefoska.

Sa i përket pagave të vonuara në sektorin e kulturës, Stefoska tha se problemi është zgjidhur dhe vazhdon të zgjidhet në ato institucione ku ka ngecje. Përkujtoi edhe se afati i fundit për shpalljen e Konkurseve Vjetore për projekte me interes kombëtar në kulturë po afron e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme që Parlamenti të miratojë Ligjin e ri për Interesin Publik në Kulturë.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 23, 2020 19:30