Stefoska: Teatri shqiptar së shpejti rinis punën

Desk
By Desk November 7, 2020 19:27

Stefoska: Teatri shqiptar së shpejti rinis punën

Ministrja e kulturës, Irena Stefoska thotë se teatri shqiptar në Shkup ka shlyer tashmë një pjesë të borxheve dhe së shpejti do të nis me punë.

Ky institucion kulturor që ka nisur të rikonstruohet që në vitin 2014, para dy javësh ka marrë miratimin e Ministrisë së Transportit për rifilluar me punë, por kjo ishte e pamundur pasi objekti kishte mbetur pa energji elektrike për shkak të borxheve të pashlyera. Se teatri mund të nis me punë e konfirmoi edhe ushtrues i detyrës së drejtorit, Adem Karaga. Për rindërtimin e këtij teatri janë shpenzuar disa milion euro ndërsa punimet janë shoqëruar me kundërthënie e lëshime të shumta në punë dhe procedurat e tenderimit për çka edhe kishin nisur hetime nga institucionet përkatëse, por që ende nuk kanë dalë.

Unë kam një lajm të mirë për Teatrin Shqiptar në Shkup, ne kemi punuar shumë dhe ajo që dua të them është se ndërtesa ka marrë një pranim teknik rreth 15 ditë më parë, dhe së dyti, një pjesë e borxheve janë sanuar në mënyrën më ligjore dhe legjitime, kështu që unë pres së shpejti në kushtet e Covid për fat të keq edhe ajo skenë një nga skenat e bukura në qytet të punoj- deklaroi Irena Stefoska-Ministre e Kulturës./Alsat

Desk
By Desk November 7, 2020 19:27