Sterling blen 550 bileta për fëmijët e ish-shkollës së tij
Manchester City luan të shtunën ndaj Brighton në Wembley.
Raheem Sterling ka befasuar zyrtarët e Manchester Cityt, kur ka bërë kërkesë për të blerë 550 bileta për fëmijët e ish-shkollës së tij, për të përcjellur ndeshjen ndaj Brightonit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës FA.
Sterling do të paguajë biletat e këtyre fëmijëve nga etni dhe vende të ndryshme. Ata do të jenë të pranishëm në Wembley për të ndjekur nga afër idhullin e tyre, ndërsa ky i fundit do të paguajë rreth 20 mijë funte vetëm për kënaqësinë e tyre.
“Kjo tregon edhe njëherë se çfarë djali me zemër të madhe është Raheem”.
“U befasuam nga kërkesa e tij. Ai nuk donte që kjo gjë të bëhej publike dhe nuk dëshironte vëmendje. Donte vetëm të bënte një gjë të mirë për nxënësit e ish-shkollës së tij”, sqaron një zyrtar i klubit për mediat angleze.