Stërvitja “Goditja e vendosur” në Maqedoninë e Veriut, marrin pjesë 2 mijë ushtarë amerikanë

Desk
By Desk 16 Prill, 2019 19:20

Stërvitja “Goditja e vendosur” në Maqedoninë e Veriut, marrin pjesë 2 mijë ushtarë amerikanë

Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komandës së US EUCOM do të realizojnë stërvitjen “Goditje e vendosur”, e cila në disa faza do të zbatohet nga 20 maji deri në 15 korrik të këtij viti.

Në propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, Qeveria në seancën e sotme solli vendim për miratim për hyrje dhe rreshtim të pjesëtarëve të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të kryerjes së aktivitetit stërvitor “Goditje e vendosur”. Bëhet fjalë për stërvitjen më të madhe ushtarake e organizuar në vend. Në aktivitetin stërvitor është paraparë, përveç pjesëmarrjes së 2.000 pjesëtarëve të ARM-së dhe pjesëmarrjes aktive të 2.000 pjesëtarëve të forcave të armatosura të SHBA-së dhe 400 llojeve të ndryshme të automjeteve motorike, 25 pjesëtarë të Forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe 10 lloje të ndryshme të automjeteve motorike, 25 pjesëtarë të Forcave të armatosura të Republikës së Bullgarisë dhe 10 lloje të ndryshme të automjeteve motorike, 25 pjesëtarë të të forcave të Republikës së Lituanisë dhe 100 pjesëtarë të ushtrisë së Malit të ZI dhe 20 lloje të ndryshme të automjeteve motorike”, thuhet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar. Aktiviteti stërvitor është e orientuar ndaj arritjes së interoperabilitetit të pjesëtarëve të forcave të armatosura të vendeve pjesëmarrëse me qëllim të mundësimit të kontribuimit të rritur në operacioneve vijuese dhe të ardhshme nga NATO.

Desk
By Desk 16 Prill, 2019 19:20