Stoilkovski akuzon Boçvarskin: Punësoi gruan dhe motrën e saj në spitalin e Shtipit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Shtator, 2022 19:04

Stoilkovski akuzon Boçvarskin: Punësoi gruan dhe motrën e saj në spitalin e Shtipit

Vazhdojmë të publikojmë punësime skandaloze nepotike dhe keqpërdorime të pozitave nga kleptomanët në pushtet, ndërsa Maqedonia zhytet në varfëri dhe kriza!”, deklaroi sot Naum Stoilkovski, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së.

– Spitali i Shtipit nuk është ndërtuar, por kjo nuk e pengon ministrin e transportit dhe lidhjeve Blagoj Boçvarski nga LSDM-ja që ky spital të jetë vendi ku gruaja e tij punësohet në mënyrën më të shpejtë. Për të qenë më i qartë, Boçvarski u martua në maj dhe tashmë në qershor, gruaja e tij u punësua në spitalin e Shtipit. Ajo që bie edhe më shumë në këtë rast është se në të njëjtën kohë, në të njëjtën ditë, në spitalin e Shtipit janë punësuar bashkëshortja e Boçvarskit dhe motra e saj.

Për ta bërë më të qartë, Marinela Serafimova Boçvarska dhe motra e saj Martina Serafimova tani janë të punësuar në këtë spital, siç thonë në Shtip, menjëherë pas diplomimit, pra pas më pak se tre muaj përvojë në një institucion privat shëndetësor, thotë Stoilkovski.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Shtator, 2022 19:04

01
Dhj
Sonte në “Rruga drejt”, në Alsat M, në studio me gazetarën Fatlume Dervishi, në pjesën...
01
Dhj
Të gjitha kontrollet kryhen pas raportimeve për bomba dhe përfundimisht konfirmohet konstatimi ynë fillestar –...
01
Dhj
Opozita nuk duhet të kushtëzoj ndryshimet kushtetuese në situate kur vendi ndodhet para sfidave të...