Stojko Paunovski për disfatën e LSDM-së: Atë që mbollën, atë korrën

Redaksia
By Redaksia 3 Nëntor, 2021 22:30

Stojko Paunovski për disfatën e LSDM-së: Atë që mbollën, atë korrën

Ish-drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski, në një prononcim për “Fokus” e ka komentuar humbjen e LSDM-së në zgjedhje me thënien popullore “çka të mbjellësh do të korrësh”, përcjell FLAKA.

Paunovski u shkarkua për shkak të rezistencës dhe refuzimit të pranimit të 35 administratorëve nga MO në Inspektoratin e Tregut për shkak të arsimimit joadekuat. Pas refuzimit të Paunovskit, kryeministri Zoran Zaev i tha se nuk lejohet “sfidimi”, se hierarkia duhet të respektohet, pas së cilës Paunovski u shkarkua në seancën e qeverisë.

Paunovski, për dallim nga kryetari i vjetër dhe i ri i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, nuk u përjashtua nga LSDM, por pas shkarkimit të tij, ai komentoi se LSDM është bërë parti private, dhe ai është anëtar që nga themelimi i saj në vitin 1991.

Dimitrievski, nga ana tjetër, është përjashtuar nga partia pasi ka njoftuar se kandidon për mandatin e ri për kryetar komune në Kumanovë si kandidat i pavarur. Paunovski thotë se e ka uruar Dimitrievskin.

“Maksimin e përgëzova edhe për pozitën e vjetër-re, e sidomos për atë që ka duruar për këto zgjedhje”, thotë Paunovski për “Fokus”. FLAKA

Redaksia
By Redaksia 3 Nëntor, 2021 22:30