Stomatologët nisin punën, kujdes mjekësor nën masa të rrepta higjienike

Desk
By Desk May 13, 2020 19:48

Stomatologët nisin punën, kujdes mjekësor nën masa të rrepta higjienike

Pas një pause disa javëshe MSH në përputhje me Odën e Stomatologëve kanë dhënë dritën e gjelbërt që të fillojnë me punë edhe ordinancat stomatologjike. Kuptohet se procedura e pranimit të pacientëve deri në mënyrën e intervenimit dhe përfundimit të pacientëve do të bëhet përmes masave të rrepta të cilat i ka rekomanduar MSH.

Stomatologët e intervistuar nga TVM2, thonë se rreptësisht po repektojnë masat mbrojtëse për veten dhe pacientët. Stomatologu Veton Limani, pohoi se punonjësit në ordinancat stomatologjike janë më të eksponuarit përballë virusit korona, por për këtë qëllim kanë marrë masa të shumta të cilat sadopak do t’u mundësojnë punonjësve të mbrohen nga infektimi eventual.

“Përparësi kanë pacientët të cilët janë me dhimbje, apo me sëmudje akute, ndërsa pacientët të cilët nuk kanë caktuar paraprakisht termin, duhet të presin para ordinacës që të kemi mundësi të bëjmë një para përgatitje, e që sipas protokolëve duhet të kemi dezinfektim të gjithë portronit por edhe të ordinacës, pas secilit pacient” – tha stomatologu, Veton Limani.

Para pranimit të cdo pacienti bëhet një kotroll i simtomave bazike për “Covid”, e para është matja e temperaturës. Nëse vërehet temperaturë atëher shmanget takimi me pacientin, e ata që pranohen fillimisht detyrohen të kryejnë dezinfektimin e duarve dhe të gojës e të heqin bizhuteritë.

“Para se pacienti të futet në ordinancë së pari shifen simtomat bazike e që tanië më dihen të Covid-it që është temperature e lartë. Nëse evidentohet temperaturë e lartë, atëher duhet të shmanget takimi me pacientin, ndërsa tek pacientët normal atëher pacienti pranohet në suazat e protokolit, dezinfektimi, ose sendet të cilat i bart pacienti, orë, unazë ose çantat, të cilat rekomandohen të lihen në një skaj të caktuar që e kemi përgatitur, e më pas të pranohet pacienti në portronin në bazë të protokollit. Në momentin që fillohet me punë ndaj pacientit duhet të bëhet një shpërlarje e gojës me antiseptik, që jepet betadin 0,2 % dhe hidrogjeni” – deklaroi Limani.

Ordinancat stomatologjike megjithatë ballafaqohen me probleme për shkak të numrit të limituar të shërbimeve që mund ta japin. Nga e hëna fillon me punë edhe Klinika Shtetërore, e cila mund ti trajton pacientët me simptoma të “Covid 19”. Stomatologët pohojnë se gjatë kësaj periudhë në masë të madhe janë shtuar masat për dezinfektimin e mjeteve të punës, por edhe të ambientit, dhe nuk kanë larguar asnjë të punësuar. (Fitim Kryeziu, TVM2)

Desk
By Desk May 13, 2020 19:48