Strategji e re kombëtare për deinstiutcionalizim për vitet 2018-2027

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 11 Shtator, 2018 19:31

Strategji e re kombëtare për deinstiutcionalizim për vitet 2018-2027

Për disa muaj do të përfundojë strategjia kombëtare për deinstitucionalizim 2008-2018, kështu që Qeveria në seancën e sotme të 88-të e pranoi Strategjinë e re kombëtare për deinstitucionalizim në Republikën e Maqedonisë për vitet 2018-2027, simbolikisht e titulluar “Timjanik”.

Shërbimi qeveritar për media informon se strategjia e re për deinstitucionalizim e zgjeron fokusin dhe ofron kontroll gjithëpërfshirës në shërbimet sociale në kontekstin aktual.

“Strategjia i prezanton vizionin, qëllimet, qasjen strategjike të Qeverisë dhe veprimet që duhet të ndërmerren dhe përmirësohen gjatë zbatimit të kalimit nga kujdesi institucional drejtë sistemeve për kujdes social në familje dhe bashkësi me mbështetje të shërbimeve sociale”, thekson shërbimi i Qeverisë për informim.

Nëpër institucione tani janë të vendosur gjithsej 2.358 persona.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 11 Shtator, 2018 19:31