Strategji kombëtare për shëndetësi elektronike

Desk
By Desk 16 Prill, 2019 20:08

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Fondin e Shëndetësisë në afat prej një viti duhet të përgatisë strategji kombëtare për shëndetësi elektronike, me plan aksional. Informacioni për përgatitjen e strategjisë kombëtare është miratuar sot në seancën e Qeverisë.

Shëndetësia elektronike është sistem për sigurimin e informacioneve të vërteta shëndetësore për personin e vërtetë në vend dhe në kohë të vërtetë, në formë të sigurt elektronike që të optimalizohet cilësia dhe efikasiteti i mbrojtjes shëndetësore, hulumtimi, arsimi dhe dituria.

“Miratimi i strategjisë kombëtare për shëndetësi elektronike do të nënkuptojë vendosjen e drejtimeve kryesore si dhe planifikimin e hapave të hollësishëm të cilët janë kyç për arritjen e qëllimeve afatgjate siç janë qasja universale deri te kujdesi, efikasitet në sektorin e shëndetësisë, reforma ose transformim tjetër më fundamental”, theksohet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.

Desk
By Desk 16 Prill, 2019 20:08