“Strategjia e BE-së kundër pandemisë, nuk është e plotë pa Ballkanin”

“Strategjia e BE-së kundër pandemisë, nuk është e plotë pa Ballkanin”

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Tonino Picula, theksoi rëndësinë që Bashkimit Evropian të ndihmojë financiarisht vendet e Ballkanit Perëndimor në krizën e shkaktuar nga shpërthimi i virusit Sars-Cov-2.

“Ky gjithashtu është një mesazh politik që flet për të ardhmen e procesit të zgjerimit”, tha Picula, duke theksuar se vendet e rajonit janë të rrethuar nga shtetet anëtare të BE-së dhe gjeografikisht i përkasin Evropës.

Raportuesi i Ballkanit në Parlamentin Evropian theksoi se një strategji gjithëpërfshirëse e BE-së kundër pandemisë, nuk do të ishte e plotë nëse nuk përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai i bëri këto komente gjatë një seance emergjente të Parlamentit Evropian ku diskutohet ndarja e ndihmës financiare për shtetet anëtare të BE-së dhe vendet në procesin e negociatave të pranimit, të cilat preken seriozisht nga urgjenca e shëndetit publik.

Të mërkurën, Komisioni Evropian miratoi një pako emergjente prej 38 milionë euro për sistemet shëndetësore në rajon./REL

Driton Zenku
nga Driton Zenku 26 Mars, 2020 14:54

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.