Strategjia nacionale për burgjet, Nuhiu: Investimi më i madh në histori

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 21:03

Strategjia nacionale për burgjet, Nuhiu: Investimi më i madh në histori

Një nga treguesit me të cilat matet zhvillimi demokratik i një shoqërie janë edhe kushtet në të cilat trajtohen personat e burgosur dhe paraburgosur. Qeveria promovoi Strategjinë kombëtare për reforma në sistemin e burgjeve. Zëvendësministri i drejtësisë, Agim Nuhiu, thotë se janë ndarë mjete të konsiderueshme për përmirësimin e kushteve në burgje.

“Rreth 25 milion euro do të investohen në rindërtimin dhe ndërtimin e burgut më të madh në Idrizovë…Punojmë në programet e risocializimit dhe nëse është e nevojshme edhe në edukimin e personave në burgje.”,- tha zëvendësministri i drejtësisë, Agim Nuhiu.

Vasalo: Zbatoni strategjinë, kushtet në burgje të rënda

Strategjia e mirë nuk është e mjaftueshme nëse ajo nuk zbatohet në praktikë përkujton Zëvendës-shefi i delegacionit të BE-së. Thotë se Respektimi i plotë i të drejtave të njeriut është një nga kushtet kryesore për aderim në BE.

“Kushtet në burgjet e vendit mbesin të rënda,kjo mund të kualifikohet edhe si keqtrajtim sipas Komitetit për pengimin e torturës. Ka tentime të përmirësohet situata, ka projekt për rikonstruim. Arsim, resocialzim, rehabilitim në burg dhe pas lirimit duhet të jenë prioritete… Shërbimet e burgut duhet të mund të sigurojnë kujdes dhe mjekim shëndetësor të krahasueshëm me ato që i kanë pacientët jashtë burgut.”,- theksoi zëvendësshefi i delegacionit të BE-së në RMV, Julian Vasalo.

Me ndihmë të fondeve të BE-së së fundmi janë siguruar pajisje mjekësore për 6 institucione përmirësuese ndëshkuese.

“Pajisjet janë financuar nga ana e BE-së në vlerë prej 46 667 euro pa TVSh. Pajisjet janë dërguar në institucione dhe janë vënë në funksion.”,- u shpreh drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Marjan Spasovski.

Në pajisjet mjekësore përfshihet një zyrë dentare në Burgun e Idrizovës, si dhe aparate EKG për shtëpinë përmirësuese në Idrizovë, Shtip dhe Prilep, Burgun e Shkupit, Tetovës dhe Gjevgjelisë./ Alsat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 21:03