Studentët e Fakultetit Ekonomik të UKIM: Shteti t’i subvencionojë shpenzimet shtesë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 18, 2020 19:14

Studentët e Fakultetit Ekonomik të UKIM: Shteti t’i subvencionojë shpenzimet shtesë

Shteti t’i subvencionojë të gjitha shpenzimet shtesë për studim, përveç participimit, kërkojnë nga Kuvendi Studentor i Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. Studentët thonë se janë të stërngarkuar me shpenzime shtesë, të cilat arrijnë deri në 100 euro në vit. Ata thonë se mbështetje kanë edhe prej studentëve në degët tjera të universitetit.

“Grupi i parë është i lidhur me shpenzime të cilat përballen studentët në regjistrim të semestrit, me përjashtim të participimit. Këtu janë të gjithë ato shpenzime për fond të librave, ushtrime laboratorike e kështu me radhë. Grupi i dytë i shpenzimeve janë ato shpenzime me të cilat studentët përballen rregullisht gjatë semestrit dhe këto shpenzime janë për kryerje të detyrimeve.”,- tha kryetari i Kuvendit të Studentëve të Fakultetit Ekonomik – USHKM, Ilija Kolev.

Në qoftë se institucionet nuk ndërmarrin asgjë, studentët nuk e përjashtojnë mundësinë që të dalin në protesta.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 18, 2020 19:14