Studentja lind të tualet teksa bëhej gati për të dalë…

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Qershor, 2022 22:51

Studentja lind të tualet teksa bëhej gati për të dalë…

Një studente mendoi se po ëndërronte kur shkoi në tualet përpara se të dilte me miqtë dhe solli në jetë një fëmijë.

Jess Davis, e cila mbushi 20 vjeç një ditë pas lindjes, nuk ia kishte idenë që ishte shtatzënë dhe mendoi se dhimbjet e barkut i kishte për shkak të periodave. Studentja e historisë dhe politikës nga Bristol nuk kishte pasur shenja të dukshme shtatzënie dhe as bark…

Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Independent, ajo solli në jetë një djalë më 11 Qershor të këtij viti.

Jess Davis, 12 ditë para lindjes

Nëna e re, e cila është në vitin e dytë të universitetit tha: “Periodat e mia kanë qenë gjithnjë të çrregullta, kështu që nuk kisha dyshime. Ndonjëherë me vinte për të vjedhë, por duke qenë se kisha nisur të merrja pilula të reja, mendoja e kisha nga ilaçet”.

“Kur linda pësova shokun më të madh të jetës. Mendova se po ëndërroja. Nuk e kuptova çfarë po ndodhte deri në momentin që e dëgjova të qante. Mu desh disa kohë që të merrja veten nga shoku që pësova, por tani jam tejet e lumtur.”/tvklan.al

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Qershor, 2022 22:51