Studimi amerikan: Koronavirusi mund të përhapet edhe përmes ajrit

Studimi amerikan: Koronavirusi mund të përhapet edhe përmes ajrit

Koronavirusi, sipas një studimi të Universitetit të Nebraskës, mund të përhapet edhe nëpërmjet ajrit.

Shkencëtarët amerikanë gjetën nivele të larta të COVID-19 në ajrin e dhomave ku kanë qenë të shtruar pacientët me koronavirus, shumë ditë pasi këta pacientë ishin larguar nga spitali.

Gjithashtu, gjurmë të koronavirusit u zbuluan edhe në korridoret e spitalit. Këto gjetje, sipas kërkuesve shkencorë të Universitetit të Nebraskës, tregojnë rëndësinë e veshjeve mbrojtëse për mjekët dhe infermierët.

Ky studim thekson se sëmundja ngjitëse nuk përhapet vetëm me spërklat e pështymës dhe teshtimës.

Gjithashtu, përfundimet e tij sugjerojnë që njerëzit mund të preken nga koronavirusi pa qëndruar pranë personave të infektuar.

Linda Limani
nga Linda Limani 31 Mars, 2020 22:39

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.