Subvencione nga shteti për paga deri tani kanë kërkuar 12.380 kompani

Desk
By Desk May 5, 2020 20:22

Subvencione nga shteti për paga deri tani kanë kërkuar 12.380 kompani

Për masën e mbështetjes financiare për pagesë të pagave për muajt prill dhe maj në vlerë prej më së shumti 14.500 denarë për të cilën aplikimi filloi më 1 Maj deri tani në Drejtorinë për të Ardhura Publike (DAP) kanë arritur mbi 12.380 aplikime. Këto janë shifra inkurajuese nëse dihet se deri në fund të afatit mbesin edhe tre ditë. Pritet që për masën të aplikojnë një për qindje e madhe e kompanive që i plotësojnë kushtet”, tha sot në konferencën për shtyp Fatmir Bytyqi, këshilltar i kryeministrit.

Ai u bëri thirrje të gjitha kompanive që ende nuk kanë aplikuar ta bëjnë atë në afatin sa më të shpejtë përmes sistemit për e-tatime të DAP-it. Aplikacionet për shfrytëzim të subvencioneve duhet të dorëzohen më së voni deri më 7 maj.

Siç potencon Bytyqi, Dekreti për mbështetje financiare për pagesë të pagave mundësoi që kompanitë të cilat nga 11 marsi deri në fund të prillit kanë larguar një numër të caktuar të punëtorëve tani do të mund t’i kthejnë dhe në atë mënyrë t’i shfrytëzojnë përfitimet e kësaj mase. Kjo, ka potencuar, u jep shansë të madhe punëtorëve që në valën e parë të krizës i humbën vendet e punës sërish të kthehen në pozitat e tyre të punës.

“Bëhet fjalë për rreth 2000 punëtorë në mars dhe rreth 7000 në prill. Kjo është absolutisht larg shifrës prej 100 mijë vende pune të humbura me të cilën VMRO-DPMNE manipulon dhe i jep dezinformata opinionit me qëllim që të japë fotografi të rrejshme për numrin e punëtorëve të larguar nga puna”, theksoi Bytyqi.

Duke i prezantuar efektet e deritanishme nga kreditë pa interes për ndihmë të ekonomisë nga shteti kumtoi se me linjën Kovid 1 deri tani janë miratuar 631 aplikacione kredituese për aq kompani me 5.588 të punësuar. Sipas strukturës nga aplikacionet e tërësishme kredituese të miratuara mikro kompanitë deri me 10 punëtorë marrin pjesë me 76 për qind, kompanitë e vogla deri në 50 punëtorë me 22 për qind, ndërsa kompanitë e mesme me 250 punëtorë me një për qind. Për linjën e dytë të kredive pa interes Kovid 2 duke e përfshirë edhe ditën e djeshme janë zbatuar 1.260 aplikime. Thirrja është shpallur më 29 prill, ndërsa do të zgjasë deri më 12 maj të vitit 2020. U bën thirrje kompanive të aplikojnë edhe për këto, siç theksoi kredi të volitshme për mbështetje të likuiditetit të tyre.

Siç paralajmëroi Bytyqi, së shpejti përmes bankave komerciale do të plasohet edhe linja me kredi jashtëzakonisht të volitshme në vlerë prej 51 milion euro.

“Politikat ekonomike të Maqedonisë së Veriut në tre vitet e fundit treguan se masat kanë sjellur dhe do të sjellin rezultate. Për atë flasin edhe projeksionet e Bankës Botërore, sipas të cilave vlerësohet se Maqedonia e Veriut më së miri do të ballafaqohet me goditjen ekonomike të krizës nga të gjitha vendet e rajonit”, tha Bytyqi.

Mes masave që i ka ndërmarrë Qeveria për ndihmë të ekonomisë e numëroi edhe kthimin e TVSH-së, pas së cilës, siç tha, nga fillimi i vitit duke e përfshirë edhe prillin firmat kanë marrë 145 milion euro, për 16,7 për qind më shumë në krahasim me vitin paraprak. Vetëm për muajin prill kthimi i TVSH-së ndaj kompanive është 38 milion euro ose për 23 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Në krahasim me vitin 2018 kthimi i TVSH-së për periudhën janar-prill është rritur për 19,4 për qind, ndërsa në krahasim me vitin 2017 për 67,6 për qind.

Bytyqi tregoi se me Dekretin qeveritar me fuqi ligjore për zbatim të Ligjit për tatimin e të ardhurave personale gjatë gjendjes së jashtëzakonshme parashikohet lirim nga pagesa në vlerë të akontacioneve të tatimit të të ardhurave personale për muajt Mars, Prill dhe Maj të këtij viti. Së bashku me risitë e Dekretit e cila siguron lirim nga pagesa në vlerë të akontacioneve të tatimit të fitimit për muajt Mars, Prill dhe Maj 2020 përfitimet e atyre dy dekreteve i kanë shfrytëzuar rreth 1.200 kompani.

Nga sjellja e Dekretit të parë me fuqi ligjore për Ligjin e mbrojtjes sociale, sërish, nga 3 prilli në qendrat për punë sociale ka 970 kërkesa të reja për realizim të të drejtës së ndihmës minimale të garantuar dhe ato, potencon Bytyqi, zgjidhen rrjedhshëm.

“Në vijim janë negociatat me BB-në për projekt të ri për veprim të shpejtë kundër pasojave të krizës Kovid-19. Projekti është në vlerë prej 90 milion euro dhe përbëhet nga dy komponenta. Komponenta e parë ka të bëjë me përforcimin e kapaciteteve shëndetësore, ndërsa e dyta është për mbështetje të amvisërive dhe ka të bëjë me sigurimin e mbështetjes për transfere për amvisëritë e rrezikuara të goditura nga koronavirusi dhe kompensimi në para për ata që i kanë humbur vendet e punës si rezultat i krizës. Për mbështetje shtesë të familjeve të rrezikuara është edhe masa me të cilën rreth 30 mijë amvisëri marrin nga njëmijë denarë shtesë energjetike, përveç për muajt prill dhe maj deri në shtator, përkatësisht edhe jashtë sezonit ngohës”, tha Bytyqi. (koha.mk)

Desk
By Desk May 5, 2020 20:22