Suedia pëson humbje nga Gjeorgjia

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 22:06

Suedia pëson humbje nga Gjeorgjia

Suedia ka pësuar humbjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror duke humbur me rezultat 2-0 nga Gjeorgjia në Batumi Stadium.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ashtu që skuadrat që janë pjesë e Grupit B shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.

Dy golat e fitores së gjeorgjianëve u realizuan nga i njëjti golashënues, Khvicha Kvaratskhelia (61’ dhe 78’).

Përkundër humbjes, Suedia mbetet lidere e grupit me 15 pikë, dy më shumë se Spanja që luan përballë Greqisë dhe mund t’ia marrë kreun, transmeton Telegraf.

Në anën tjetër, Gjeorgjia është ngritur në kuotën e shtatë pikëve dhe i ka zhvilluar të gjitha ndeshjet grupore.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 22:06
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.