Sugareski: Mbesim të përkushtuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Sugareski: Mbesim të përkushtuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

“Mbesim të përkushtuar në përpjekjet e Deklaratës që e aprovuam për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, komunikimi në parti është i shkëlqyer midis të gjithë funksionarëve, organet gjyqësore mund t’i përdorin të gjitha mjetet për cilindo qoftë funksionar të LSDM-së”, deklaroi Goran Sugarevski nga LSDM duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me publikimin e dokumentit nga hetimi për rastin “Reket” në një pjesë të portaleve, pas çfarë kryeministri Zoran Zaev, ministrat Nikolla Dimitrov dhe Radmilla Shekerinska dhe deputetja Frosina Remenski paralajmëruan padi për disa media.

“Sipas njohurive tona nuk ka funksionarë të përzier të LSDM-së në këto raste. Një pjesë e mirë, pa marrë parasysh nëse është status në Fejsbuk, ajo është deklaratë e tyre, shumë e qartë e thanë atë që e mendojnë”, theksoi Sugareski.

“Organet gjyqësore dhe Prokuroria Publike mund të kontrollojnë për cilindo qoftë në parti. Jemi të gatshëm, nëse dëshmohet ndonjë lloj përgjegjësie për cilindo qoftë funksionar do ta marrin përgjegjësinë. Absolutisht nuk ka hapësirë cilido qoftë të amnistohet për shkak se është në ndonjë pozicion në qeveri apo në LSDM. Mbesim të përkushtuar në këtë, ndërsa organet gjyqësore mund t’i përdorin të gjitha mjetet për cilindo qoftë funksionar të LSDM-së, tha Sugareski.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 25, 2019 15:08

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...