Suksesi i “Future Nostalgia”!

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 9, 2020 22:58

Suksesi i “Future Nostalgia”!

Albumi i ri i Dua Lipës renditet në top listën e këngëve të momentit

Edhe këtë herë bukuroshja me origjinë shqiptare Dua Lipa është vendosur në krye të klasifikimeve. Albumi i saj Future Nostalgia po korr shumë sukses duke qëndruar në top 5 e  “Billboard Hot 100”. Albumi  që do të thotë “Nostalgjia e së ardhmes”, ka gjithsej 11 këngë.

Tre nga këngët e këtij albumi deri më tani janë realizuar edhe me klipe, Don’t start now, Physical dhe Break my heart. Këngëtarja, vendosi ta publikojë albumin më 27 mars më herët  nga çfarë ishte parshikuar për shkak të pandemisë së Covid 19.

Kënga Break my heart është renditur në vendin e 21 në “Billboard Hot 100” , ndërsa “Don’t start now” mban numrin 3. Më herët bukuroshja shqiptare deklaroi se ky album do të ndikojë për mirë tek ndjekësit e saj pavarësisht lajmeve të këqija që vijnë çdo ditë nga koronavirusi.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 9, 2020 22:58