Sulejman Rexhepi: Na qoftë përhajr fitorja ndaj pandemisë Covid19

Sulejman Rexhepi: Na qoftë përhajr fitorja ndaj pandemisë Covid19

Shkruan – H. Sulejman ef. Rexhepi

Shtatëqind xhamitë tona sërish tubuan besimtarët muslimanë në namaz të përbashkët dhe rinisën funksionin e vetëm që kanë shtëpitë e Allahut.

Me këtë rast, dëshiroj të ndaj kënaqësinë dhe të shpreh falenderimet e mia personale si edhe të tërë institucionit të BFI ndaj të gjitha Muftinive dhe ndaj të gjithë besimtarëve tanë për korektësinë, seriozitetin dhe mirëkuptimin me të cilat e tejkaluan këtë periudhë të vështirë të krijuar nga pandemia Covid 19.

Jemi krenarë që njerëzit tanë me përpikshmëri e respektuan vendimin e Rijasetit të BFI në RMV duke e çmuar atë si vendim qëllimmirë në funksion të mbrojtjes të shëndetit të popullatës dhe të bazuar mbi parimet islame për veprim dhe sjellje në situata të përhapjes së epidemive. Njëkohësisht, të punësuarit tanë dhe xhematet tona respektuan edhe rekomandimet e Qeverisë së RMV dhe të epidemiologëve për veprim të drejtë në këtë situatë.

Uroj që ky të jetë fundi I pandemisë në tërë vendin, por njëkohësisht, në emër të tërë BFI në RMV apeloj që të gjithë të jemi vigjilent dhe t ju përmbahemi rregullave të parapara për falje të namazit me xhemat e të respektojmë rekomandimet ekzistuese.

Na qoftë përhajr triumfi ndaj pandemisë Covid19

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 14 Maj, 2020 21:39

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.