Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uncategorized
  • Sulejman Rexhepi pas mbledhjes së Rijasetit: Ky është shtet policor, zero marrëdhëniet me këtë qeveri

Sulejman Rexhepi pas mbledhjes së Rijasetit: Ky është shtet policor, zero marrëdhëniet me këtë qeveri

Redaksia 2 vjet ago

Kryetari i Bashkësisë Fetar Islame, Reis ul Ulema Efendi Sulejman Rexhepi pas mbarimit të mbledhjes së Rijasetit, ka thënë se ajo që është diskutuar në mbledhjen e tyre të jashtëzakonshme, është një pikë qendrore.

“Rijaseti i BFI-së në strukturën e vetë, është tepër e indinjuar dhe ka shqetësime të mëdha dhe nuk e ka dëshiruar asnjëherë kjo punë të ndodhë. Për arsye se e keqja thonë mund të bëhet shpejtë dhe mund të lenë pasoja shumë afatgjate. E mira ngadalë ndërtohet por shpejt harrohet., Kjo është një e keqe e madhe që është bërë në BFI. Më tej nuk kem primat të folmi fjalë të mira ndaj pushtetit. Ky shtet është policor, nuk ka pushtet legjislativ, as gjyqësor nuk ka, asgjë të pavarur nuk ka”, ka thënë Sulejman Rexhepi.

Ai ka thënë se Maqedonia është një shtet policor. Sipas tij, duhet që kjo të ndryshohet rrënjësishtë.

“Kemi shpresiar që strukturr e pushtetit, që kanë pasur premtime se do të bëjnë reforma të hatashme, si në fushën juridike dhe reforma tjera, ku do të krijojmë atmosferë qytetarët e Maqedonisë të jetojnë të qetë në harmoni dhe në tolerancë. Por ndihem fajtor që e kemi dhënë mendime paraprake duke ju besuar atyre që gënjejnë, janë gënjeshtar të mëdhenj. Besimi mes BFI-së dhe strukturave qeveritare në Maqedoni është mos të them inekzistuese ështeë afër zeros.”, shtoi më tej Rexhepi.

Ai tha se në vend ka gjendje anarkike dhe se ai personalisht nuk i frikësohet policisë.
“Prej fillimit ka qenë xhamia e Ali Pashës e rrethuar me policë, ndërsa nga ana tjetër kanë kërkuar nga populli të dal dhe të them të votojnë ata, se kta janë ‘xhenetli’. Shqetësimet tona janë shumë të mëdha. Nuk kemi dashur asnjëherë të na ndodh. Anarkia ka këtë karakter. Kam bindje, ku thuhet se liri pa kufij nuk ka. Në anarki mund të jeton vetëm i forti. Neve na akuzojnë se ne bëjmë kërcënime., Nuk bëjmë sepse nuk kemi forcë. Ne nuk kemi armatim që ta frikësojmë dikë. Ky zollum nuk do të falet asnjëherë. Duhet rrënjësisht të ndryshoje situata që të kemi bashkjetesë. I ftojë të gjithë qytetarët e Maqedonisë pa dallim feje dhe kombi të jenë të vëmendshëm, nëse duan ky shtet të përpara duhet të kenë ndërgjegje, moral. Ne nuk do të pranojmë të jemi objekt i mashtresave”, tha më tej Rexhepi.

Rexhepi ka kërkuar nga partitë të proviencës myslimane të ngrejnë zërin për këto ngjarje.

“Kam obligimi, të theksoj të gjithë subjektet politik të provincës islame, nëse nuk e ngrenë zërin, vota kur nuk do të kenë nga muslimanët. Ne i luftojmë për të drejtat tona. Disa subjekte politike luftojnë për karrige, interesa grupore dhe partiake. Nuk luftojnë për harmoni. Ne do të kyçemi në propagandën parazgjedhore”, deklaroi Rexhepit.

Sipas tij, gjykatësja ka sjellë vendim duke u mbështetur në dokumentacione të falsifikuar.

“Mundet një fëmijë i djepit ta kupton se është fals. Por e bënë me qëllim që të nënshtrohen BFI-në. O burra nuk i trembënm policisë. Mund ta respektoj nga vetëdija ime se duhet të ketë polic, por me frikësuar me polici. Skender Buzaku ka kërkuar që të intervenoj policia financiare. Nuk ka forcë që mund ta ndale një individ të BFI, krejt jemi solidar të gjithë jemi për një, një janë për të gjithë. Andaj, nuk duam dhe përmes jush, ta informojmë popullatën se nuk do të ju gjunjëzohemi askujt.

Nuk ka asnjë keqpërdorim. Kur kanë dashur kanë ardhur kanë bërë kontrolle. Por jo t’i përdorin saher që duan. Nuk njohim polici, o bura. Kërkojmë që ajo të ndëshkohet penalisht dhe nuk guxon të ushtron funksionin e gjykatëses”, u shpreh Sulejman Rexhepi.

Për Buzakun tha se ai asnjëherë nuk mund të bëhet kryetar i BFI-së dhe nëse ndodhë nj gjë e tillë atëherë nuk do të ekzistoj BFI. /Shenja/

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Pendarovski: Kemi kaluar mbi 30 vjet tranzicioni, nga regjimi dhe krimi i familjes
Next: SKANDAL: Vendimi i gjykatës për BFI-në me emrin e vjetër të shtetit | FOTO

Të ngjashme

Target-Fortesa_26_23-780x470 Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Redaksia 1 javë ago
komision-780x470 Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Redaksia 1 javë ago
Screenshot_1-43 Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Redaksia 2 javë ago

TË FUNDIT

arben-fetai Fetai: Diplomacia është në vdekje klinike

Fetai: Diplomacia është në vdekje klinike

regjistrimi-i-diaspores-selami-procesi-po-zhvillohet-me-probleme-te-izoluara_60450eb839542 Regjistrimi i diasporës, Selami: Procesi po zhvillohet me probleme të izoluara

Regjistrimi i diasporës, Selami: Procesi po zhvillohet me probleme të izoluara

nata-e-zjarreve-1200x799 ​Bekim Jashari: Vetëm të bashkuar jetësojmë amanetin e dëshmorëve

​Bekim Jashari: Vetëm të bashkuar jetësojmë amanetin e dëshmorëve

plevneliev2 Plevneliev: Qindra mijëra bullgar dhe shqiptarë janë vrarë nga regjimi i Titos

Plevneliev: Qindra mijëra bullgar dhe shqiptarë janë vrarë nga regjimi i Titos

aksident-750x380 Aksident në rrugën Ohër – Strugë, humb jetën një person

Aksident në rrugën Ohër – Strugë, humb jetën një person

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.