Sulm i armatosur në Nigeri, 11 të vdekur

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 22:04

Sulm i armatosur në Nigeri, 11 të vdekur

Të paktën 11 persona e humbën jetën ndërsa 13 të tjerë janë plagosur në sulmin e armatosur në veriperëndim të Nigerisë.

Të paktën 11 persona e humbën jetën ndërsa 13 të tjerë janë plagosur në sulmin e armatosur në veriperëndim të Nigerisë.

Shefi i policisë së shtetit Katsina, Gambo Isa në deklaratën për mediat tha se sulmuesit hapën zjarr ndaj njerëzve në Batsaria.

Sipas tij, disa shtëpi janë shkatërruar në sulm. Personat e plagosur janë transferuar në spital ndërsa ekipe shtesë policore janë dërguar në terren.

Në rajon më herët kanë ndodhur përleshje mes fisit Fulani, një nga grupet më të mëdha etnike që shtrihet në zonën e Afrikës Perëndimore, ndërsa merren me kultivimin e kafshëve dhe fiseve të tjera që merren me bujqësi.

Fulanët, të cilët migruan në jug për të gjetur ushqim të mjaftueshëm për bagëtinë, pretendojnë se fermerët po u vjedhin kafshët dhe po sulmojnë njerëzit e tyre.

Grupet e armatosura ndonjëherë përfitojnë nga konfliktet dhe kryejnë sulme.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 22:04

09
Dhj
Nuk është krijuar asnjë infrastrukturë për vendosjen e taksimit progresiv, ndërsa edhe administrata tatimore nuk është...
09
Dhj
Pas Shqipërisë me 69% për qind e që radhitet më keq në rajon, shteti i...
09
Dhj
“Vitin e ardhshëm, afër tregut të gjelbër do të ketë parking në kate. Pritet të...
09
Dhj
Aleanca për Shqiptarët mbështet protestat e vozitësve të autobusëve privat në Shkup dhe solidarizohet me...