Sulm me bombë në Rakka, disa civilë të vdekur
Në një sulm me autobombë në qytetin sirian Rakka të paktën 9 persona, nga të cilët shumica civilë humbën jetën.
Në një sulm me autobombë në qytetin sirian Rakka të paktën 9 persona, nga të cilët shumica civilë humbën jetën, raporton AA.
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, në qendër të qytetit Rakka është kryer një sulm me autobombë.
Vlerësimet e para tregojnë se nga shpërthimi kanë humbur jetën 9 persona, prej të cilëve shumica civilë, ndërsa janë plagosur edhe 6 të tjerë.
Përgjegjësinë mbi sulmin ende nuk e ka marrë askush.