Sulm vetëvrasës në Somali, 4 të vdekur

Sulm vetëvrasës në Somali, 4 të vdekur

Sulmi ndodhi pranë ndërtesës së Parlamentit i cili është në afërsi të pallatit presidencial.

Së paku 4 persona, përfshirë civilë kanë humbur ndërsa mbi 8 të tjerë u plagosën kur një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë sot në një dyqan çaji në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

Sulmi ndodhi pranë ndërtesës së Parlamentit i cili është në afërsi të pallatit presidencial.

Zëdhënësi i qeverisë, Ismail Mukhtar Orongo për AA tha se të mbijetuarit janë duke u trajtuar në një spital.

“Policia jonë më tha se së paku 8 persona tjerë, kryesisht civilë, të cilët ishin afër kryqëzimit Sayidka dhe u dërguan në spital për trajtim”, tha Orongo.

Sulmi është i pari në Mogadishu pasi qeveria konfirmoi rastin e parë me Covid-19 në Bririn e Afrikës.

Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 25 Mars, 2020 20:18

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.