Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Bota
  • Sulmi i 6 janarit/ FBI-ja, pranë identifikimit të të dyshuarit për vdekjen e policit të Kapitolit

Sulmi i 6 janarit/ FBI-ja, pranë identifikimit të të dyshuarit për vdekjen e policit të Kapitolit

Redaksia

FBI-ja thotë se është pranë identifikimit të personit që dyshohet për vdekjen e policit të Kapitolit gjatë sulmit të dhunshëm të 6 janarit në selinë e Kongresit amerikan nga mbështetës të ish-Presidentit Donald Trump.

Njoftimin e bëri të premten gazeta New York Times.

Gazeta citon dy zyrtarë të rendit, pa i identifikuar me emër, sipas të cilëve hetuesit ishin fokusuar tek një individ që shihet në video duke sulmuar disa policë me spërkatëse kundër arinjve, përfshirë edhe policin Brian Sicknick, i cili vdiq më pas.

42-vjeçari Sicknick, ishte pjesë e kontigjentit të vogël të policisë përballë turmës së dhunshme që hyri me forcë në Kapitol në përpjekje për të penguar çertifikimin e fitores së demokratit Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Këto akte çuan në ngritjen e akuzës për nxitje dhune kundër ish-Presidentit Trump në Dhomën e Përfaqësuesve, por Senati e liroi nga akuzat, pasi ishte larguar nga detyra.

Sipas New York Times, agjentët e FBI-së filluan të dyshojnë se vdekja e policit mund të kishte lidhje me kimikatin që përdoret në spërkatësen për të përzënë arinjtë. Shumë protestues kishin spërkatëse të tilla ose me spec të djegës.

Sipas një prej zyrtarëve të rendit që citohet në artikullin e New York Times, në video personi i dyshuar për sulm kundër viktimës Sicknick dëgjohet duke thënë se do të përdorte spërkatësen me kimikat kundër policëve.

Mjeku ligjor ende nuk e ka nxjerrë raportin mbi shkakun e vdekjes së policit pasi priten rezultatet e analizave toksikologjike, tha përmes një deklarate policia e Kapitolit.

Mbi 100 policë pësuan lëndime gjatë sulmit dhe pesë vetë mbetën të vdekur.

Megjithëse zyrtarët e kanë përqëndruar tani hetimin tek një i dyshuar i vetëm, ata ende nuk e kanë identifikuar personin me emër, njofton gazeta.

Departamenti i Drejtësisë dhe FBI-ja nuk iu përgjigjën kërkesës së New York Times për komente.

Më shumë se 200 vetë janë arrestuar për rolin e tyre në sulmin në Kapitol, shumë prej tyre persona që kanë lidhje me organizata të ekstremit të djathtë si “Oath Keepers” dhe “Proud Boys,” duke vënë në dukje shqetësimin që paraqet ekstremi i djathtë./VOA/

Continue Reading

Previous: Irani: Sulmet ajrore të SHBA-së në Siri inkurajojnë terrorizmin në rajon
Next: Ankaraja në kërkim të një marrëdhënieje të re me Uashingtonin

Të ngjashme

e93f04c2-e28d-4dfc-b3d9-afea2e3c092b_w1023_r1_s Mbi tre milionë persona të vdekur me koronavirus në botë

Mbi tre milionë persona të vdekur me koronavirus në botë

Redaksia
thumbnail_joe-biden Biden: Shumë herët për të përmendur një sukses në negociatat me Iranin

Biden: Shumë herët për të përmendur një sukses në negociatat me Iranin

Redaksia
E4B2201F-4A9F-4E9D-AD41-14733547B194-780x470 U vaksinua pa radhë, ish-presidenti ndalohet të mbajë post për 10 vjet

U vaksinua pa radhë, ish-presidenti ndalohet të mbajë post për 10 vjet

Redaksia

TË FUNDIT

Dejvid-Gir Gir: Heqja e liberalizimit të vizave nuk diskutohet

Gir: Heqja e liberalizimit të vizave nuk diskutohet

komuna-e-tetoves-780x470 S’ka zgjidhje për mungesën e ujit në Tetovë

S’ka zgjidhje për mungesën e ujit në Tetovë

restoran-299164 Nesër do të vendoset për masat restriktive

Nesër do të vendoset për masat restriktive

auto_Pfizer-vaksina-1024x5761615880577-1 RMV siguron 10 mijë vaksina Pfizer

RMV siguron 10 mijë vaksina Pfizer

stevo_pendarovski_potpis-1080x675-1 (1) Pendarovski dekretoi ligjet për pakon e 5 ekonomike dhe i përgjigjet Mickoskit

Pendarovski dekretoi ligjet për pakon e 5 ekonomike dhe i përgjigjet Mickoskit


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.