Sulmi ndaj Mario Draghit ndodhi 7 vite më parë, nuk ka lidhje me çmimet aktuale të gazit në Itali

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Nëntor, 2022 23:20

Sulmi ndaj Mario Draghit ndodhi 7 vite më parë, nuk ka lidhje me çmimet aktuale të gazit në Itali

Video materiali i shpërndarë në një postim në Facebook është nga viti 2015, kur Mario Draghi ishte president i Bankës Qendrore Evropiane (BQE). Ai ka qenë drejtues i këtij institucioni nga viti 2011-2019. Siç raportoi Guardian më 15/04/2015, një femër demonstruese sulmoi presidentin e BQE-së Mario Draghi në një konferencë shtypi në Frankfurt pas takimit të fundit për politikat monetare. Arsyeja e sulmit nuk ishte një faturë e lartë e gazit, siç pretendohet në postim, por një revoltë kundër BQE-së, e drejtuar nga Draghi në momentin e sulmit.

Një postim në Facebook pretendon se një grua sulmoi publikisht kryeministrin italian në largim Mario Draghi për një faturë të lartë të gazit. Postimi shoqërohet me një video të sulmit, i cili pretendohet se ka ndodhur së fundmi. Kontrolli i Vërtetmatësit ka treguar se informacioni për sulmin ndaj Draghit ishte i saktë, por jo arsyeja dhe koha.

Megjithatë në Maqedoni nuk do të lejonin që të rriheshin publikisht para kamerave

Itali, komuniteti i rinovimit të San Patrignano: fatura e gazit gusht 2021 70,000 €, fatura e gazit gusht 2022 ,730,000 €, me të njëjtin konsum. Një rritje mbi 1000%! Në video, përgjegjësi për këtë fatkeqësi ekonomike apokaliptikethuhet në postim.

Nëse e kërkoni videon në Google, do të shihni se është një regjistrim i vitit 2015, kur Mario Draghi ishte president i Bankës Qendrore Evropiane (BQE). Ai ka qenë drejtues i këtij institucioni nga viti 2011 deri në vitin 2019. Siç raportoi Guardian më 15/04/2015, një femër sulmoi presidentin e BQE-së Mario Draghi në një konferencë shtypi në Frankfurt pas takimit të fundit për politikat monetare.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOlsibGlua3RyLmVlIiwidHIuZWUiLCJ0ZXJyYS5jb20uYnIiLCJ3d3cubGlua3RyLmVlIiwid3d3LnRyLmVlIiwid3d3LnRlcnJhLmNvbS5iciJdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2hvcml6b25fdGltZWxpbmVfMTIwMzQiOnsiYnVja2V0IjoidHJlYXRtZW50IiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9lZGl0X2JhY2tlbmQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3JlZnNyY19zZXNzaW9uIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19jaGluX3BpbGxzXzE0NzQxIjp7ImJ1Y2tldCI6ImNvbG9yX2ljb25zIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9yZXN1bHRfbWlncmF0aW9uXzEzOTc5Ijp7ImJ1Y2tldCI6InR3ZWV0X3Jlc3VsdCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0Zndfc2Vuc2l0aXZlX21lZGlhX2ludGVyc3RpdGlhbF8xMzk2MyI6eyJidWNrZXQiOiJpbnRlcnN0aXRpYWwiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2V4cGVyaW1lbnRzX2Nvb2tpZV9leHBpcmF0aW9uIjp7ImJ1Y2tldCI6MTIwOTYwMCwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0Zndfc2hvd19ibHVlX3ZlcmlmaWVkX2JhZGdlIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9mZiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfcmVsYXRlZF92aWRlb3NfMTUxMjgiOnsiYnVja2V0IjoibWFueV92aWRzIiwidmVyc2lvbiI6Mn0sInRmd190d2VldF9lZGl0X2Zyb250ZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH19&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=588327089838882816&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fvertetmates.mk%2Fsulmi-ndaj-mario-draghit-ndodhi-7-vite-me-pare-nuk-ka-lidhje-me-cmimet-aktuale-te-gazit-ne-itali%2F&sessionId=6f87a107b76f019f0fd47901c8c79d9f387b7d13&theme=light&widgetsVersion=a3525f077c700%3A1667415560940&width=550px

Protestuesi hodhi letra me ngjyrë ndaj Draghit dhe thirri “Fund diktaturës së BQE-së!”. Ajo u hoq dhe u mor nga sigurimi dhe Draghi qëndroi i qetë.

Protestuesja, që besohet të jetë Josephine Witt, u hodh mbi tavolinë, duke hedhur letra me ngjyrë drejt presidentit të BQE-së. Ajo hodhi gjithashtu fletushka që denonconin bankën “jodemokratike” dhe rolin e saj në krizën financiare, dhe vazhdimisht thërriste “Fund diktaturës së BQE-së”, përpara se të hiqej nga stafi i sigurisë, raporton Guardian.

Siç informohet nga BQE, Witt u regjistrua si gazetar për të marrë pjesë në konferencën për shtyp në selinë e re të Bankës në Frankfurt.

Stafi ndërmori veprime të menjëhershme dhe efektive, tha BQE në një deklaratë të përcjellë nga Guardian.

Video me sulmin e Draghit mund të shihet në Youtube.

https://youtube.com/watch?v=koKU6sD3kLQ%3Fwmode%3Dtransparent%26rel%3D0%26feature%3Doembed

Pra, është e vërtetë që Draghi u sulmua publikisht para kamerave, por nuk ndodhi tani, por 7 vite më parë. Shkak i sulmit nuk ishte fatura e lartë e gazit, siç pretendohet në postimin që po analizojmë, por një revoltë ndaj Bankës Qendrore Europiane, në krye me Draghi në momentin e sulmit. Prandaj, mund të konkludojmë se postimi që po shqyrtojmë është manipulues, i inkuadruar në mënyrë të pasaktë dhe në kontekst të gabuar.

Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për të luftuar dezinformatat, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Nëntor, 2022 23:20

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare