Sulmohet ambasada amerikane në Afganistan

Sulmohet ambasada amerikane në Afganistan

Një raketë shpërtheu në ambasadën e SHBA-së në Kabul, dhe një tjetër goditi kompleksin e Ministrisë së Mbrojtjes së Afganistanit.

Nuk është raportuar për dëme në të dyja objektet.

“Personeli diplomatik nuk është prekur drejtpërdrejtë nga shpërthimi”, ka thënë një zyrtar i Departamentit të Shtetit.

Incidenti ndodh në 18 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, që ishin edhe arsye e nisjes së luftës në Afganistan.

Sulmi ndaj ambasadës amerikane, bëhet disa ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se bisedimet e paqes më talibanët ishin “të vdekura”.

Trump anuloi bisedimet e fshehta me talibanët që ishin paraparaë të mbahen në SHBA, pasi një makinë bombë e grupit militant shpërtheu në Kabul, duke lënë të vrarë 12 njerëz përfshirë një ushtar amerikan.

Rreth 14.000 trupa amerikane gjendet në Afganistan.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 11, 2019 14:24

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...