Sulmohet me armë xhamia në Francë, raportohet për të lënduar

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 28, 2019 20:13

Sulmohet me armë xhamia në Francë, raportohet për të lënduar

Të shtëna me armë janë regjistruar pasditen e së hënës në një xhami në rajonin e Bayonne në juglinde të Francës. Si pasojë e të shtënave 2 persona kanë mbetur të plagosur.

Autori i sulmit pas të shtënave ka hedhur dhe një bidon me benzinë në drejtim të xhamisë, i cili ka shkaktuar një zjarr që është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit.

Motivet e kësaj ngjarje të rëndë janë ende të paqarta, por bëhet me dije se autori tashmë është arrestuar nga policia dhe është një 84 vjeçar, i cili ka qenë kandidat i partisë së ekstremit të djathtë të Marie Le Pen.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 28, 2019 20:13