Sulmohet parlamenti në Bagdad për të dytën herë brenda javës
Mijëra ndjekës të klerikut Muqtada al-Sadr sulmuan parlamentin e Irakut për herë të dytë këtë javë, duke protestuar kundër formimit të qeverisë së ardhshme të përbërë nga grupe politike pro-iraniane.
Forcat irakiane të sigurisë fillimisht përdorën gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë protestuesit dhe disa njerëz u plagosën, raportoi AP.
Me të hyrë brenda, nisi një protestë dhe njerëzit aty njoftuan se nuk do të shpërndahen derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
Me rritjen e numrit të demonstruesve në parlament, policia u tërhoq.
Sot nuk është mbajtur seanca e pritshme parlamentare dhe në sallë nuk ka pasur deputetë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi vonë pasdite se në përleshjet janë lënduar rreth 125 persona, 100 demonstrues dhe 25 anëtarë të forcave të sigurisë.
Partia e Al-Sadr u largua nga bisedimet e qeverisë në qershor, pas së cilës Aleanca rivale e Kornizës së Koordinimit fitoi shumicën e nevojshme për të formuar një qeveri.