Sulmohet spitali, vriten foshnjat e porsalindura dhe mamatë

Desk
By Desk May 12, 2020 22:44

Sulmohet spitali, vriten foshnjat e porsalindura dhe mamatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital në Kabul, ku të paktën 11 persona kanë mbetur të vdekur. Masakra e spitalit, u krye nga tre persona të armatosur të cilët deri tani nuk është mësuar se cilit grup i përkasin. Këta persona, kanë filluar të gjuajnë me armë sapo kanë hyrë në spital. Mes viktimave ka 2 foshnja të porsalindura, disa mama që sapo kishin sjellë në jetë fëmijët e tyre dhe infermierë.

Ndërkaq, 15 persona të tjerë raportohet të jenë të plagosur. Të paktën 80 persona duke përshirë pacientët dhe stafin, janë evakuuar nga policia për të boshatisur katin e parë të spitalit. Rasti është denoncuar nga një kalimtar, i cili kishte dëgjuar të shtënat teksa kalonte pranë spitalit. Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka bërë të pamundurën për të larguar sa më shumë persona nga spitali. Në përfundim, 3 kriminelët u vranë nga forcat e rendit,pas një shkëmbimi zjarri.

Burimi: CNN|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Desk
By Desk May 12, 2020 22:44