‘Sunny Hill’, Prishtina nën tingujt e yllit botëror

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Gusht, 2022 19:10

‘Sunny Hill’, Prishtina nën tingujt e yllit botëror

Mbrëmjen e 4 gushtit, Parku Nacional i Gërmisë në Prishtinë, u bë pika që mblodhi  mijëra adhurues të muzikës, të cilët marrin pjesë në festivalin e yllit botëror të muzikës, Dua Lipa.

Pas performancave të këngëtarëve të ndryshëm, pak pas mesnate ajo që u shfaq para publikut në Prishtinë ishte ylli botëror me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, e cila këndoi disa prej këngëve ta saj..

Lipa u kthye që të performonte në edicionin e tretë të Festivalit “Sunny Hill” që sjellë në Prishtinë, shumë emra të mëdhenj të muzikës botërore, por edhe lokale.

Me moton “Set me free” (Më lër të lirë), edicioni i sivjetëm i festivalit që organizohet nga Fondacioni “Sunny hill” i këngëtares Lipa, bën thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Përderisa BE-ja vendos kufij rreth lirisë sonë, ne do ta mbajmë të gjallë dhe të lirë imagjinatën tonë”, njoftojnë FESTIVALI SUNNY HILL.

Ky festival do të zgjasë deri më 7 gusht dhe sipas organizatorëve do të ndiqet nga mbi 25 mijë persona çdo ditë. Çmimet e biletave variojnë nga 70 deri në 350 euro.

Edicioni I parë I këtij festivali është mbajtur në vitin 2018, ndërsa për shkak të pandemisë edicioni I vitit 2020 ishte anuluar. Ky edicion i tretë i rikthehet Gërmisë, edhe përskaj kundërthënieve që pati lidhur me lokacionin./Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Gusht, 2022 19:10
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.