Supë me mish qengji dhe kos – Receta që ngroh shtëpinë

Supë me mish qengji dhe kos – Receta që ngroh shtëpinë

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur është i pjekur në furrë, apo edhe në të famshmin mish në hell.

Shija e tij është e mrekullueshme në çdo rast dhe kjo nuk ka diskutim.

Jo pa qëllim është një ndër pjatat më popullore dhe të shijshme të traditës.

Përgatitja e tij është e thjeshtë dhe shumë  karakteristike, megjithëse në recetën e sotëme nuk do të flasim për këtë mënyrë.

Ndër kombinimet e recetave, mishin tradicional të qengjit e gjejmë edhe në supën me kos e erëza.

Një recetë e veçantë që do të përcjellë shumë ngrohtësi në vaktet tuaja.

Në shkrimin e sotëm nga AgroWeb.org e gjeni të shpjeguar hap pas hapi mënyrën e saktë të përgatitjes së kësaj supe të mrekullueshme.

Përbërësit

1.5 kg mish qengji pa kocka

5 lugë gjellë vaj ulliri

1 lugë gjelle piper i zi

3 qepë të verdha mesatare

2 thelpinj hudhër

4 domate të mëdha

1 spec djegës

500 ml ujë

300 ml kos

kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete supe AgroWeb.org, ju këshillon që të ngrohni vajin në një tenxhere në nxehtësi mesatare.

Shtoni aty qepët e grira hollë dhe lërini të skuqen për të paktën 10 minuta e më pas hidhni specin djegës të grirë hollë.

Po aty shtoni edhe piperin e zi të sapo bluar, dhe thelpinjtë e hudhrës së shtypur, duke përzier vazhdimisht për 2 minuta të tjera.

Më pas hidhni domatet e qëruara e të grira dhe gatuajini në nxehtësi mesatare për 4 minuta.

Kur të jenë skuqur mjaftueshëm, shtoni dhe mishin e qengjit të ndarë të copa të vogla, përziejini mirë.

Pas 4 minutash që keni hedhur mishin shtoni ujin ose lëng perimesh, bashkë me kosin dhe përziejini derisa të gjithë përbërësit të lidhen me njëri tjetrin.

Hidhni kripë sipas dëshirës teksa përzieni.

Mbylleni tenxheren me kapak dhe lëreni të zihen në temperaturë të ulët për 2 orë, duke e përzier supën me kujdes çdo 15-20 minuta.

Supa juaj do të jetë gati kur të shikoni që mishi i qengjit është zbutur dhe gatuar aq sa duhet.

Më pas mund ta shërbeni sipas dëshirës duke e shoqëruar me pak oriz mënjanë.

Kjo supë e mrekullueshme dhe e veçantë do të kthehet shumë shpejt në të preferuarën e të gjithë familjes./AgroWeb.org

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 8, 2019 22:48

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA

PARTNER