Supë pule e shtëpisë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 16 Nëntor, 2018 23:21

Supë pule e shtëpisë

Në ditët e ftohta të vjeshtës, asgjë nuk të ngroh më mirë sesa një supë e ngrohtë pule, të cilën na e gatuajnë nënat me plot dashuri.

Përbërësit:

2 shpatulla pule

150 gr bizele

150 gr misër

2 karrota

2 patate

2 gjethe dafine

piper kokërr

150 ml qumësht

1 lugë gjelle miell misri

mëlmesa

kripë

1 lugë e vogël mustardë

Udhëzimet:

Mishin ziejeni në ujë të kriposur e më pas largojani eshtrat.

Në ujin ku keni zier mishin, shtoni bizelet, karrotat e grira në kubikë e misrin.

Shtoni edhe gjethet e dafinës, nja 10 kokrra piperi të zi dhe mëlmesa sipas dëshirës. Vendosini të ziejnë të gjitha bashkë edhe 15 minuta të tjerë.

Pastaj shtoni edhe dy patate të prera në kubikë dhe mishin e zier të pulës e ziejini të gjitha bashkë.

Në një filxhan trazoni miellin e misrit bashkë me mustardën dhe 150 ml qumësht. Këtë masë hidheni tek supa duke e përzier vazhdimisht.

Kriposeni sipas dëshirës dhe lëreni të marrë edhe një valë.

Pas kësaj, supa është e gatshme.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 16 Nëntor, 2018 23:21