Super-vetura që do vozitet në ‘Fast and Furious 9’

Super-vetura që do vozitet në ‘Fast and Furious 9’

Tradicionalisht, personazhi i Vin Diesel vozit vetura të tipit ‘Dodge Charger’ në filmat e ‘Fast & Furious’.

Më herët, vetë aktori e publikoi një video prapa skenave, duke zbuluar se do vozisë një ‘Dodge Charter SRT Hellcat Widebody 2020’.

Megjithatë, ky nuk do jetë i vetmi ‘Dodge’ në ‘Fast and Furious’ të radhës.

Një video e publikuar nga Radio Evropa e Lirë tregon një sekuencë të veprimeve destruktive që filmohej në film, ku në sy binte një ‘Dodge Charger 1970’.

Pas disa vonesave, Fast & Furious 9 do të lansohet në kinema në 22 maj të vitit 2020.

Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson, Jordana Brewster dhe Ludacris do të riprodhojnë rolet e tyre, por Dwayne Johnson do të zëvendësohet nga John Cena për shkak të angazhimit të tij te filmi i Hobbs & Shaw.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 30, 2019 22:47

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA