Çdo ditë e më tepër në buletinet e MPB-së regjistrohen të mitur që kapen me drogë. Lëndët psikotrope gjenden edhe gjatë kontrolleve në ambientet e hotelierisë, por të rinjtë mësojnë për lloje të reja droge edhe përmes rrjeteve sociale.
Sipas psikologëve, pridërit janë faktori kyç për parandalimi e këtij problemi, por edhe në procesin edukativo-arsimorë nevoiten fushata kundër kësaj dukurie.
“Droga bën ndryshime të tilla në trup dhe në psiqikë, kur personi njehër mëson reagimin ndaj streseve, ndaj problemeve që i shfaqen në jetë, apo tragjedive të ndryshme që mund ti ketë përjetuara përpara se të marrë supstanca narkotike,ai vazhdimisht do të kërkojë zgjidhje afatshkurte dhe do ta shfrytëzojë si mekanizëm për tejkalimin e problemeve. Për të marr njohuri rreth dëmit që shkaktojnë në organizëm, pasojat e rënda që shfaqëen në periudhë afatgjate, duhet të vendosen pankarta sensibilizuese, të organizohen edhe ligjerata që të rinjët të qëndrojnë larg substancave”, u shpreh psikologja Mirjana Stojanovska.
Psikologët, fushata për parandalimin e përdorimit të drogës
Për zgjidhjen e problemit të përdorimit të mjeteve natkotike nëvoiten aktivitetet të përbashkëta mes familjes, institucioneve dhe rrethit më të gjërë.
“Duhet tu jepet të rinjëve mëshumë hapsirë për tu shprehur, atë që e mbajnë në vete ta thonë hapur, të flasin për problemet e tyre me socializimin. Ata duhet t’i përkasin ndonjë grupi shoqërorë të dobishëm, të mos jene të tërhequr apo të ndrydhur. Është për keqardhje nëse ata zgjedhin tu përkasin grupeve që shfrytëzojnë substance psihotrope”, theksoi Stojanovska.
Substancat narkotike përfaqësojnë një sfidë të rëndësishme për të gjithë shoqërinë, ne vecanti për të rinjët. Psikologët thonë se ka zgjidhje por është i nevojshm reagimi i shpejt dhe i duhur.