Me gazin rus BEG kërkon t’i “ngrohë” shkupjanët trefish më shtrenjtë
Rreth 56.000 shfrytëzues të ngrohjes qendrore në Shkup nga 1 janari mund të pranojnë fatura jashtëzakonisht të larta, pasi BEG ka paraqitur kërkesë te Komisionin Rregullator për Energjetikë (KRRE) për të rritur çmimin e ngrohjes qendrore për 300 për qind.