Hiqet ndalesa për qarkullim në rrugën Mavrovë–Dibër
Hiqet ndalesa për automjete në rrugën Mavrovë-Dibër që ishte vendosur për shkak të kryerjes së punëve me asfaltimin, njoftoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Sinjalizimi i përkohshëm mbetet i vlefshëm. Punimet në rrugë vazhdojnë të kryhen nga Pelagonia SHA Gostivar.