Konfirmohet rast i ri i murtajës afrikane në Maqedoni
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njoftoi se është konfirmuar lloj i ri i murtajës afrikane. Sipas Institutit Veteriner pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinere, sëmundja është regjistruar në fshatin Moshticë, të Makedonska Kamenicës, në një fermë e cila ruan derra.