Tërmeti “prek” Greqinë, lëkundjet ndihen edhe tek ne!
Një tërmet me magnitudë 3.6 ka ndodhur pak pas orës 1:30 të mëngjesit të së hënës në Follorinë të Greqisë. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e lëkundjes ndodhej 18 kilometra në veri-veriperëndim të Krystallopigi, ndërsa thellësia u vlerësua në 10 kilometra.