Taki Fiti: Qëndrimin e ABSH-së për gjuhën maqedonase nuk e mbështesin të gjithë akademikët bullgarë

Desk
By Desk 12 Dhjetor, 2019 19:45

Taki Fiti: Qëndrimin e ABSH-së për gjuhën maqedonase nuk e mbështesin të gjithë akademikët bullgarë

Kryetari aktual i ASHAM-it, Taki Fiti sot deklaroi se do të bisedojnë me kolegët nga Akademia bullgare e shkencave (ABSH) rreth qëndrimit të tyre se Karta për gjuhën maqedonase përmban pozita jo të sakta dhe të papranueshme dhe në të cilin është theksuar se gjuha zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut është shkruar-standard rajonal të gjuhës bullgare.

Ai sot në një deklaratë për mediumet theksoi se ka informacione se jo të gjithë akademikët e ABSH e kanë mbështetur qëndrimin me të cilin ka dalë AkadeMEDIAL bullgare.

“Kemi marrëdhënie të mira me Akademinë bullgare. Ai dokument doli ashtu siç ishte, por unë kam edhe informacione të tjera se jo të gjithë akademikët e ABSH-së e kanë mbështetur këtë. Këtu ka involvim të politikës shtetërore bullgare në këto punë, që nuk është në rregull. Nuk do t’i prishim marrëdhëniet me ABSH-në, do të bisedojnë, ne jemi dakorduar se nuk ka çështje për të cilat nuk mund të bisedojnë, madje edhe për më senzitivet”, deklaroi sot akademiku Fiti para fillimit të shënimit të lindjes së akademikut Ksente Bogoev.

Akademiku Fiti ka thënë se do të konsultohet me njerëzit të cilët janë të obliguar për linguistikë, pas çka me siguri do të dalin me qëndrim të përbashkët.

AkadeMEDIAL bullgare e shkencave konsideron se Karta për gjuhën maqedonase që e miratoi ASHAM-i përmban pozita të pasakta dhe të papranueshme, të cilat i dëmtojnë marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje.

Desk
By Desk 12 Dhjetor, 2019 19:45