Takim i kryetarit Xhaferi me shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 9, 2020 19:20

Takim i kryetarit Xhaferi me shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup

Kryetari i Kuvendit të RMV-së Talat Xhaferi, në një takim me shefin e Misionit të OSBE- së në Shkup, Sh.T. Klemens Koja kanë këmbyer mendime rreth prioriteteve të Kuvendit në periudhën e ardhshme, respektivisht nevojën për nxjerrjen e ligjeve reformuese në vigjilje të konferencës ndërqeveritare për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në, nevojën për shqyrtimin e sërishëm të Ligjit kundër diskriminimit, për konfirmimin e vendimeve për gjendjen e jashtëzakonshme dhe për ndryshimin e Rregullores në përputhje me atë është akorduar përmes Dialogut Zhan Mone.

Siç njoftojnë shërbimi për informim pranë Kuvendit në takim është biseduar edhe për domosdoshmërinë e mundësimit të të punuarit alternativ të Kuvendit në kushte të pandemisë ose gjendjeve tjera të paparashikuara. Sipas kumtesës bashkëbiseduesit kanë theksuar bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet Kuvendit të RMV-së dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, me qëllim të përforcimit pavarësisë parlamentare, të funksionit mbikëqyrës dhe rolit demokratik dhe shprehën gatishmëri për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në këtë plan.

Xhaferi çmon lartë rolin e OSBE-së në zhvillimin e proceseve demokratike në vend, kontributin e OSBE/ODIHR me mbikëqyrjen e proceseve zgjedhore, ndërkohë Ambasadori Klemens Koja nënvizoi se Misioni i OSBE-së në Shkup do të vazhdojë të bashkëpunojë me dhomën ligjvënëse në zbatimin e proceseve reformuese, thuhet në kumtesë.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 9, 2020 19:20