Takimet me qytetarët, Bejta, Opozita ka ngelur në vitin 1991

Desk
By Desk 5 Prill, 2019 22:58

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostvar, filloi takimet me qytetarë për fushatën parazgjedhore të Zgjedhjeve Presidenciale – 2019.

Në takimin me banorët e lagjës së Sahatit, Zonës së shtatë dhe qendrës, anëtarët e Shtabit Komunal Zgjedhor të kryesuar nga z. Bashkim Hasani dhe nënkryetari i BDI-së, z. Nevzat Bejta, folëm mbi rëndësinë e kandidatit koncensual për President, një ide autentike e subjektit politik që drejtohet nga lideri, z. Ali Ahmeti.

“Tani kemi një histori krejtësisht të re në vendin tonë. Opozita ka ngelur në vitin 1991. Jetojmë në një histori të re. Me ndryshimet e bëra, siç ishte Marrëveshja e Prespës, fituam përkrahje të fuqishme nga Bashkësia ndërkombëtare. Fitoi vendi ynë dhe fituan qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, solli ndryshim të madh, dhe kjo falë qeverisë dhe liderit tonë, z. Ali Ahmeti. U zgjodh Kryetari i parë shqiptar i Parlamentit të Maqedonisë, z. Talat Xhaferi. U sollë ligji për gjuhën Shqipe. Këto procese i bëmë bashkë me partnerin e koalicionit qeveritar dhe tani zgjedhim Presidentin e përbashkët”, tha nënkryetari i BDI-së, z. Nevzat Bejta, duke shtuar që: “Kundërkandidati nga partia maqedonase, VMRO-DPMNE, të gjitha këto arritje nuk i pranon dhe deklaron se do të punon kundër në qoftë se do të zgjidhej President”.

“Ivanovi asnjëherë nuk përfaqesoi të gjithe qytetaret por ishte vetem një përfaqesuse i një partie politike. Kjo dëshmon se posti i presidentit mund të krijon shumë problem në rrugën tonë drejt NATO-s dhe BE-së, andaj na duhet një President i përbashkët që mbështet konceptin e BDI-së për proceset euro-integruese”, u shpreh Hasani.

Takimi i radhës me qytetarët e Gostivarit vijon të shtunën në vendbanimet: Reçan, Vërtok, Raven dhe Mirditë.

Desk
By Desk 5 Prill, 2019 22:58