Takimi i presidentit Pendarovski me euroambasadorin Gir

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Shkurt, 2024 21:21

Takimi i presidentit Pendarovski me euroambasadorin Gir

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dejvid Gir me të cilin kanë biseduar për ngjarjet politike në vend pas formimit të Qeverisë teknike dhe në prag të procesit zgjedhor, si dhe mundësive për progres në raport me aspiratat evropiane të shtetit.

“Duke riafirmuar integrimin evropian si synim strategjik të shtetit, presidenti Pendarovski theksoi nevojën për mbajtjen e fokusit në reforma nga të gjitha palët e interesuara në shoqërinë e Maqedonisë, pas përfundimit të suksesshëm të procesit të shqyrtimit”, njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit.

Në takim u shkëmbyen mendime edhe për perspektivat për vazhdimin e mëtejshëm të procesit negociator, çështjet që siç u theksua pritet të jenë më të rëndësishmet në negociata, si dhe për përfitimet konkrete të procesit.

Në këtë kontekst, u theksua se progresi në integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian do të ndikojë pozitivisht në bashkëpunimin rajonal, stabilitetin dhe përparimin e rajonit.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Shkurt, 2024 21:21

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare