Takimi Kurti-Vuçiq me 18 gusht?

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Gusht, 2022 22:19

Takimi Kurti-Vuçiq me 18 gusht?

Takimi radhës mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritët të mbahet në Bruksel me 18 gusht.

Bazuar në raportimet e disa medieve në Serbi, ky takim është konfirmuar nga burime të afërta me presidencën serbe.

Sidoqoftë, për mundësin e  një takimi të tillë, ditë më parë ka njoftuare dhe kryeministri Albin Kurti, gjatë qëndrimit të SHBA, edhe pse i njejti nuk dha ndonjë datë.

Gjatë vizitës atje së bashku me presidenten Vjosa Osmani ku edhe nënshkruan marrëveshjen e MCC-së, kryeministri Kurti në intervistë për “Zërin e Amerikës”, paralajmëroi mundësinë për një takim të tillë në fund të muajit gusht.

“Është Beogradi ai që po punon kundër marrëveshjeve dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, ndërkohë që ne jemi konstruktiv dhe këtë tashmë Brukseli e ka regjistruar”, tha Kurti në intervistën e dhënë me 29 korrik 2022.

“Pra në vend se të ndodhë takimi me 19 korrik, tash shpresohet që mbase do të mbahet në fund të gushtit”, deklaroi ai.

Në fakt, takim në kuadër të dialogut, Kurti e Vuçiqi s’kanë pasur që nga viti i kaluar.

Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se do të shkojë në Bruksel për vazhdim të dialogut, por duke shtuar se nuk pret asgjë nga ato bisedime.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Gusht, 2022 22:19