Talat, Talat, Talat… VMRO-DPMNE luftë permanente kundër Kryeparlamentarit Xhaferi

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Maj, 2022 13:02

Talat, Talat, Talat… VMRO-DPMNE luftë permanente kundër Kryeparlamentarit Xhaferi

Editorial – Redaksia Flaka

VMRO-DPMNE ka nisur një luftë permanente kundër kryeparlamentarit, Talat Xhaferi. Se është kështu, tregon fakti që eksponentë të lartë të kësaj partie, shkojnë aq larg sa ta quajn ushtrues detyre, kryetar Parlamenti, shkruan Flaka

Në këtë drejtim ishte edhe lajmi i rrejshëm i pretentuar nga ata, për kinse takim të Kreut të Kuvendit, Talat XhaferI, me ish deputetin çeçen në tetor të vitit 2021.

Inatet e VMRO-DPMNE me Talat Xhaferin kanë histori. Në qershor të vitit 2018, kjo parti dorëzoi padi deri te Prokuroria Publike kundër Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi për shkelje të Kushtetutës, gjë që nuk u vërtetua asnjëherë.

E në vitin 2021, VMRO-DPMNE inicoi interpelancën kundër Talat Xhaferit. VMRO-DPMNE kërkoi “gjyq” ndaj tij, sepse foli shqip në Bruksel.

E viti 2017 tregon më së miri për rolin e VMRO-DPMNE kundër Talat Xhaferit, atëherë kur kjo parti tentoi të ndalonte marrjen e zyrës së kryetarit të kuvendit nga ana e tij, edhe pse, Parlamenti e shpalli Kryetar kuvendi. Atë botë, një grup deputetësh të VMRO-DPMNE-së bllokuan zyrën e kryeparlamentarit, pasi ishte parashikuar që Xhaferi të futej në zyrën e tij.

Asgjë e rastit, opinionit i kujtohet edhe momenti kur Nikolla Gruevski shtynte brylat me Talat Xhaferin në foltoren e Kuvendit.

E më në fund, sot me një pankartë ku shkruhet “Ik atje, heshtë!”, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka kërkuar sot dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.Ndër të tjera, kjo parti thotë se “arroganca dhe lajthitja nuk kanë komb por kanë emër dhe mbiemër: Talat Xhaferi, duke tentuar që t’i iket etiketimit që lufta po bëhet ndaj një politikani shqiptar.

“Kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë dhe kryetari i Kuvendit jo vetëm që nuk kërkoi falje për sjelljen e vrazhdë ndaj punonjësve në shërbimin parlamentar, por u soll sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Është jashtëzakonisht e papranueshme që njeriu që ka firmosur i pari Kodin e Etikës të sillet në Kuvend, ta shkelë atë në mënyrë të rëndë dhe të ikin nga përgjegjësia dhe me deputetët e qeverisë të përpiqen ta fshehin këtë skandal nën tapet”, tha deputetja Dafina Stojanovska.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Maj, 2022 13:02
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.