Tanasovski: Në kalimet kufitare po bëhet kontroll i përforcuar

Tanasovski: Në kalimet kufitare po bëhet kontroll i përforcuar

 Drejtoria e Doganës kryen kontrolle të përforcuara në kalimet kufitare në pajtim me rekomandimet e Agjencisë të Ushqimit dhe Veterinarisë për parandalimin e murtajës së derrave.

Këtë e njoftoi drejtori i Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski në pres konferencën në Lidhjen  e Odave Ekonomike duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për vërejtjet e afaristëve se Dogana duhet që të jetë më aktive dhe më e rreptë  veçanërisht për udhëtarët nga Bullgaria.

“Dogana lidhur me murtajën e derrave i ka përforcuar kontrollet dhe kjo është në pajtim me vendimin e Qeverisë. Të gjitha institucionet  që marrin pjesë në kontrollet kufitare morën orientime, ku përgjegjësi më të madhe kanë marrë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Ne i kemi zbatuar të gjitha orientimet që i kemi marrë nga Agjencia” , tha Tanasovski.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 11, 2019 12:44

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...